Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, pas ndalimit të qasjes në Tik Tok në të gjitha institucionet shtetërore.
Çitaku ka thënë se Qeveria duhet të ndalojë edhe shkeljen e Kushtetutës.
“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky.
Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj” – ka shkruar Çitaku.