Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Limaj akuzon Qeverinë Kurti për keqpërdorim të parasë publike

 
   

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit për keqpërdorim të madh të parave publike.

Ai në emisionin EURO N’T7 tha se si pasojë e mos punës së qeverisë aktuale mbi 700 milionë euro të investimeve kapitale kanë shkuar si suficit dhe si pasojë e inflacionit ato janë zhvlerësuar për 200 milionë.

“Nuk ka qeveri, në kohën e pas luftës në Kosovës, sikur kjo sot e cila ka keqpërdorë më shumë me paranë publike, sepse këta së paku 230 milionë euro për një vit i kanë zhvlerësuar, iu kanë humbur vlerën duke mos i investuar ato.

Po ashtu, kjo është qeveria, e cila ka pasur më së shumti kontrata një burimore me vlerë me mbi 200 milionë euro dhe ky është korrupsion masiv e skandaloz”, ka thënë Limaj.