Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

O’Brien: S’mendoj që do të ketë ndërrim administrate në SHBA, Biden ka përkushtim të fortë për Ballkanin Perëndimor

 
   

Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, James O’Brien, në Forumin e Dubrovnikut, është pyetur për zgjedhjet në SHBA dhe ka folur edhe për qasjen e administratës Biden sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor.

O’Brien ka thënë se nuk mendon që do të ketë ndërrim të administratës amerikane dhe ka potencuar se nga takimet e rregullta me presidentin Joe Biden e kupton që presidenti amerikan ka njohuri dhe përkushtim shumë të fortë për rajonin:

Nuk mendoj që o të ketë ndërrim të administratës amerikane. Zgjedhjet tona përcaktohen nga disa rregulla fundamentale dhe obligime. Kam takime të rregullta me presidentin Biden, dija dhe përkushtimi i tij për rajonin është shumë e fortë”, ka thënë O’Brien.

Ai ka thënë se vendi i rajonit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe këtu ka përmendur përfitimet që ofrohen për vendet e rajonit, sikurse Plani i Rritjes, rihapjen e BE-së për zgjerim dhe forcimin e prezencës së NATO-s në Veri të Kosovës dhe Bosnje.

O’Brien ka thënë se këto janë mjete që janë në dispozicion. Ai tutje thotë se pavarësisht kësaj, ka liderë lokal sikurse Millorad Dodik që dëshiron të qëndrojë jashtë sferës së sundimit të ligjit dhe që kokëton me Vladimir Putinin.

Diplomati amerikan ka qenë shumë i qartë dhe i prerë që shpërbërja e Dejtonit apo Bosnjës s’lejohet dhe s’është e mundur.

Duhet të jemi qartë që një gjë e tillë s’është një opsion”, ka thënë O’Brien.

Ndihmës sekretari gjithashtu ka thënë se SHBA është e qartë që përdorimi i forcës si mjet zgjidhjeje është i përjashtuar, duke përmendur këtu disa rajone në Bosnje e Hercegovinë dhe Veriun e Kosovës.

O’Brien ka potencuar se diskutimet për dhunën duhet të zhvendosen nga rruga përpara që duhet ndjekur për t’i përdorur në mënyrë sa më produktive mjetet që janë në dispozicion për ta afruar rajonin sa më shumë drejt BE-së.

Duhet të jemi të qartë që edhe përdorimi i forcës si mjet zgjidhjeje është e përjashtuar, këtu përfshihen disa rajone në Bosnje dhe Veriu i Kosovës. Duhet të zhvendosim bisedën për dhunën nga rruga që ne ndjekim dhe kjo do të na lejojë që të përdorim mjetet që kemi në një mënyrë që ne mendojmë se janë produktive”, ka thënë O’Brien.

 Ai ka thënë se do të jetë një situatë më e përshtatshme kur do të ketë një administratë të dytë Biden.

Kur do ta kemi administratën e dytë Biden, do të jemi në një pozicion më të mirë sesa jemi sot”, ka thënë O’Brien.