Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër

Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë gjatë kësaj fundjave kanë lënë të vdekur pesë persona, thanë autoritetet më 30 qershor.

Tre persona, në të 70-tat dhe 80-tat vdiqën në rajonin verilindor Aube në Francë të shtunën, kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin, teksa shteti është goditur nga erëra të fuqishme.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Pasagjeri i katërt është në gjendje kritike, thanë autoritetet lokale për agjencinë e lajmeve, AFP.

Në Zvicër, dy persona vdiqën dhe një tjetër është zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos, tha policia.

Sipas mediave lokale, dy viktimat ishin gra që ishin për pushime në Zvicër.

Moti i lig po ashtu ka lënë disa zona pa energji elektrike në Zvicër.

Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur një person dhe shkaktuan dëme të mëdha.

Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga aktivitetet e njerëzve, po rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e motit ekstrem, sikurse përmbytjet dhe stuhitë.

Tags: