Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Foto nga lufta në Kosovë, ky është i arrestuari për krime lufte ndaj popullsisë civile në Malishevë

 
   

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion që rezultoi me arrestimin dhe ndalimin e një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar në bazë të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë.

U raportua se i arrestuari është Srdjan Lazovic, rreth 48-vjeçar dhe tashmë është siguruar një fotografi e tij, pikërisht të kohës së luftës.

Lazovic shihet me armë  në dorë (i pari) në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës, ku dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i dyshuari gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.