Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.
Gërvalla dhe Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave.
Me homologun nga Armenia Gërvalla thotë se shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike.
Kështu duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurt.