Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykata merr vendim për gruan që dyshohet se e vrau foshnjën e saj në Podujevë

 
   

Gjykata Themelore Prishtinë, ka vendosur në çështjen penale kundër Xheneta Lutollit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e foshnjës gjatë lindjes, rast ky i tmerrshëm që dyshohet se ndodhi të dielën.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedures penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, perms Gjykatës Themelore në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

Gruaja dhe nëna e saj u arrestuan lidhur me këtë rast tronditës.

19-vjeçarja dyshohet ka kryer abort të kundërligjshëm me ndihmën e nënës së saj dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohet se e kanë hedhur në tualet.

Kujtojmë se sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nëna që privon nga jeta foshnjën e vet gjatë lindjes apo menjëherë pas lindjes, derisa te ajo vazhdon çrregullimi i shkaktuar nga lindja, dënohet me burgim prej tre muaj deri në tri vjet.