Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i LDK-së pas sondazhit që renditi këtë parti të 3-tën: Po na çesin ashtu, por me sondazhet tona ecim bindshëm për vendin e parë

 
   

Para një jave u publikua sondazhi i UBO-s. Sipas matjeve të fundit partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje renditet në vend të parë me 49.6 për qind.

Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës e cila gati ka ruajtur përqindjen e njëjtë krahasuar me sondazhin e marsit ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta.

Por që kanë dalë të tretit, deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, nuk po i duket reale pasi ai beson më shumë në sondazhet që i bën vet partia.

“Nuk po dalim të tretit por po na çesin të tretit”, u shpreh Zemaj duke qeshur.

“Në sondazhet që ne i kemi, nuk po them që LDK-ja është bindshëm e para por bindshëm është duke ecur me dalë sigurt e para”, u shpreh ai.

Zemaj tha se “shpesh është zë kritik edhe në parti për tema të ndryshme që u interesojnë qytetarëve”.