Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në vendin tonë, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë territorin. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime të shkurta dhe vranësira të shpeshta, duke sjellë herë pas here shira lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 12°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Tropojës deri në 33°C vlera më e lartë që pritet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, duke rrezikuar momente me rrebeshe shiu. Për sa i përket temperaturave të ajrit të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 27°C vlera maksimale në Gjilan e Gjakovë. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi verior.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por orët e pasdites do të kenë shtim të vranësirave në të gjithë MV, duke gjenruar reshje shiu Më të dukshme në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime, vranësira dhe shira lokalë të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë reshje shiu në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C minimalja deri në 31°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 50 km/h nga drejtimi permanent verior.
Europa
Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në veriperëndim të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në ishujt Britanikë dhe vendet Nordike. Po ashtu, pjesërisht Europa Qendrore dhe Ballkani veriperëndimor do të përfshihen nga rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Jugut të kontinentit; si pasojë e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve, ku temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi./abcnews.al