Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka folur për problemet shëndetësore që ka pasur ku është dashur të mjekohet në Gjermani.
Ajo ka thënë se nuk e ka pasur as gjysmën e parave të kërkuara për shërim, kështu thotë se ka aplikuar në Fondin Shëndetësor të Kosovës.“Kam aplikuar si çdo qytetar i Kosovës”, ka thënë ajo.
Ajo në “Frontal” të T7, ka treguar ndër tjerash për problemin financiar që kishte.
“Deri në momentin e fundit kur jam nisur për Gjermani e kam pasur problemin e përgatitjes financiare, përpos asaj psiqike dhe shëndetësore. Është operacion i kushtetueshë. E kisha problem atje me përcaktu termin, këndej me i siguru mjetet financiare. Pas marrjes së nënshkrimit të mjekëve që ky operacion nuk kryhet në Prishtinë. Unë mjetet financiare nuk i kisha, as gjysmëne tyre e as çerekun e tyre. Pastaj aplikova në Fondin Shëndetësor i Kosovës ku kam aplikuar në mars të vitit 2023, dhe deri më 25 dhjetor nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Fondi për shkak të kërkesave të shumta që kanë qenë në pritje”, ka thënë ndër tjerash ajo.