Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, reshje shiu në disa zona

Orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, ku në skajin juglindor do të gjenerojnë reshje të pakta shiu. Parashikohet që pasditja të sjellë grumbullim të vranësirave në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Ndërkohë, zonat jugore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Pukë deri në 33°C vlera më e lartë që do të shënohet në qarkun e Gjirokastrës.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë paradites do të paraqitet nën nikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Ndërsa orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe verilindore duke gjeneruar rrebeshe të përkohëshme shiu. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mengjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim do të ketët shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin, ku më të dukshme reshjet do të jenë në shtrirje Perëndimore. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të mbeten konstante në mengjes, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë që do të shënohet në qytetin e Shkupit. Ndërkohë era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent verior.

 

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku konkretisht me diell dhe temperatura të larta do të jenë gadishulli Iberik, Ishujt Britanikë, brigjet e Detit të Zi si edhe brigjet greke ndërsa si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik nga Europa Veriore drejt Qendës së kontinentit do të sjellë në këto rajone rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu, gadishulli i Ballkanit do të mbetet me vranësira konvektive rrebeshe shiu si edhe stuhi breshëri.