Partia Laburiste ka siguruar shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, sipas një “exit poll”-i që u publikua menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, në natën e së enjtes.
Sipas këtij sondazhi, udhëheqësi i Laburistëve, Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm britanik. Partia e tij, pritet t’i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.
Konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010, pritet t’i kenë 131 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit./teve1.info/
The Labour Party is set to win a UK general election landslide with a majority of 170, according to an exit poll for the BBC, ITV and Sky
Follow #BBCElection live: https://t.co/h6HN8qnX74 pic.twitter.com/mY9ewPiM1u
— BBC Breaking News (@BBCBreaking) July 4, 2024
Tags: Partia LaburisteZgjedhejt ne Britanine e Madhe