Arrestimi i vëllait nën dyshim për fajde dhe detyrim, duket se nuk i ka pëlqyer Arben Malishevës.
Pas arrestimit të Albert Malishevës dhe dërgimit në burg, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “fajde” dhe “detyrim”, shumë persona kanë komentuar në rrjetet sociale.
E në “mbrojtje” të tij i është vëllai i Albertit, Arbeni.
Njësoj edhe ky mban nofkën “Malisheva”, ani se mbiemri i tyre është Rexhepi.
Sharje, kërcënime e fyerje, përmbajnë komentet e Arben Malishevës në shumë replika ndaj qytetarëve në rrjetet sociale.
Madje, një profil që sipas të gjitha gjasave është fake, pas komentit të lënë në njërën nga mediat vendore kundër Albert Malishevës, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arben Malishevës.
Duke menduar se është polic – pasi që profili në fjalë përmbante një uniformë të policisë – Arben Malisheva e shau dhe e ofendoi.
Komenti i tij
“Që je polic ta q*fsha fisin unë ty”, thuhet në njërin nga komentet e Malishevës.
Një koment tjetër po ashtu i ngjashëm është bërë ndaj një komentuesi tjetër, e që përmban fjalët: ta q*iftë familjen dhe krejt fisin cka e ki.
Komenti i tij
Dje u raportua për ndryshim të vendimit ndaj Albert Malishevës.
Gjykata e Apelit mori vendim ndaj tij që ta ndryshojë vendimin nga arrest shtëpiak, në dërgim në burg.
Albert Rexhepi, Mefail dhe Edonis Shkodra dyshohen sipas prokurorisë se në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë duke e detyruar të njëjtën të veprojë në dëm të pasurisë se tij.
Si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600 mijë euro, duke e detyruar viktimën që ta mbyllë dhe ta shes kompaninë e tij.