Pretendenti i drejtimit të timonit të dialogut Kosovë-Serbi, Borut Pahor, ka deklaruar se nëse Serbia qëndron me të vërtetë pas sulmit të Banjskës, ndryshon përspektivën për arritjen e një marrëveshjeje ku do të sigurohej paqja.
Një deklaratë të tillë, Pahor e kishte dhënë vitin e kaluar në një konferencë në Mal të Zi, megjithatë ai vlerëson për N1 slloven, se është e rëndësishme të përmendet edhe sot, se nëse të tilla raportime qëndrojnë, është me të vërtetë shqetësuese raporti tutje mes të dyja vendeve.
”Më duket e rëndësishme edhe sot: nëse autoritetet zyrtare të Serbisë qëndrojnë pas këtyre ngjarjeve, ishin të informuara për to, i mbështetën, çfarëdo qoftë … kjo është jashtëzakonisht shqetësuese”.
”Dhe ndryshon gjithashtu perspektivën time për atë se si dhe sa mund të arrihet një marrëveshje me autoritetet aktuale, që do të sigurojë paqe, siguri, mirëqenie dhe do të rregullojë disa marrëdhënie”.