Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sveçla dhe Balla nesër vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë

 
   

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, nesër do të vizitojnë pikën kufitare Qafë Morinë.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes një komunikate.

Vizita e tyre do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00.

Tutje, në komunikatë thuhet se nga dy ministrat do të bëhet edhe nënshkrimi i Protokollit për Implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në “pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush”.