Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-atashehu i FSK-së në Gjermani: Kosova gjendet në kryqëzimin mes Lindjes dhe Perëndimit, andaj ka rëndësi të…

 
   

Ish-Atashehu i FSK-së, Xhavit Sadrijaj, ka vlerësuar rolin që ka pasur gjithmonë NATO-ja për shtetin e Kosovës.

Në një deklaratë, Sadrijaj ka përmendur hapat e parë të njohjes së NATO-së dhe Kosovës, njohje kjo që daton nga vitet e 1970 kur Kosova atëkohë ka qenë nën regjimin serb.

Sadrijaj theksoi se Kosova ka një domethënie të rëndësishme gjeostrategjike me vetë pozitën gjeostrategjike, e cila gjendet mes kryqëzimit lindje-perëndim, andaj dhe ka rëndësi të madhe për NATO-në.

“NATO-ja gjithmonë ka pasur rëndësi të veçantë për Kosovën. Ne e dimë se si ka filluar bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-së, që nga vitet e 1970-ta dhe nga atëherë ka filluar kontaktet e para, kur plani i tërthortë i zhbërjes së komunizmit në Evropë. Që nga atëherë kanë filluar planet dhe kontaktet e shteteve që kanë qenë pjesë e regjimit komunist, e posaçërisht ato që kanë qenë të shkelura sikurse Kosova që ka qenë nën regjimin serb”.

“NATO-ja ka qenë e angazhuar në këtë drejtim. Ne e kemi pasur vënien e vijave të kuqe nga Xhorxh Bush të vjetër, i SHBA-së që i bëri me dije regjimit serb se Kosova nuk do të jetë vend që do të shkelet dhe maltretohet vazhdimisht dhe do të jetë një popull i padrejtë nën regjimin e Serbisë. Bashkëpunim i hershëm. Kosova ka një domethënie të rëndësishme gjeostrategjike me vetë pozitën gjeografike që ka, sepse Kosova gjendet në kryqëzimin mes Lindjes dhe Perëndimit dhe ka rëndësi të veçantë për NATO”, u shpreh Sadrijaj.