Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq për hyrjen e kadetëve serbë në Bosnje: U respektuan procedurat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “i ka respektuar të gjitha procedurat” me rastin e nisjes së kadetëve të Akademisë Ushtarake të Beogradit në Bosnje e Hercegovinë.

Kadetët dhe oficerët e lartë të Akademisë Ushtarake në Beograd marshuan fundjavën e kaluar në dy qytete të Bosnje e Hercegovinës, me ftesë të Qeverisë së entitetit të Republikës Sërpska.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Shkuarjen e tyre atje e dënuan dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq.

Ata thanë se nuk kanë dhënë leje për hyrjen e tyre dhe kërkuan hetime nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës, si dhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

Duke reaguar ndaj kësaj, Vuçiq tha se nuk është hera e parë që kadetët e Akademisë Ushtarake në Beograd marrin pjesë në parada në Bosnje e Hercegovinë dhe se Serbia ka bërë “çdo gjë sipas ligjeve dhe procedurave, pikërisht ashtu siç duhet”.

“Ky është viti i tetë që shkojnë dhe nuk ka qenë kurrë problem, e tani është problem”, tha Vuçiq për Televizionin Pink të Serbisë, raporton Rel