Analisti politik, Nexhmedin Spahiu teksa fliste për mënyrat se si do duhej reaguar presindetja Osmani pas deklaratave të ndryshme nga zyrtarët e institucioneve politike, përmendi edhe atë të minsitrit Aliu.
“Aq të poshtër janë me propagandë sa ia hupin topin e Vjosa Osmani e di me kë ka punë, nuk guxon me u ndi”, tha Çollaku gjatë debatit në ‘Politiko’ se si do duhej reaguar presidentja e vendit për zhvillimet e fundit politike.
Spahiu i pyetur se çka mund të mendoj ndryshe Kurti nga ministri Aliu tha se ai do duhej të dërgohej edhe në burg.
“Nuk e di çka mendon por të isha unë kryeminstër e të më thotë një ministër mua ashtu, nuk e kisha prit presidenten e kisha shkarkuar menjëherë, po mendoj e kisha qu në burg”, deklaroi Spahiu.
Mirëpo ky mendim i Spahiut për dërgimin e tij në burg u kundërshtua nga Çollaku.
“Qysh bre Nexh, në një shtet demokratik me e qu në burg dikë”, tha Çollaku.
“Me i pas organet e zbatimit të ligjit nuk e kishim prit as reagimin e presidentes, as të kryeministrit ishim shku e kishim zbatuar ligjin direkt por nuk ka, prandaj dështon edhe prokuroria”, u kundërpërgjigj Spahiu.