Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grabovci flet me detaje për ‘Pronton’, kërkon falje vetëm për fjalorin – ka një kërkesë për Kajtazin

 
   

Adem Grabovci, mbajtës i shumë posteve qeveritare në Kosovën e pasluftës, një ndër themeluesit e UÇK-së e poashtu një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës është i ftuari i fundit në emisionin Santé me Miranda Shala.

Grabovci, në këtë emision foli për shumë gjëra e ndër të tjera edhe për aferën Pronto, ku ka edhe një kërkesë për Vehbi Kajtazin që i ka publikuar këto përgjime.

“Për Vehbi Kajtazin unë e kam vetëm një kërkesë, të bahet korrekt i sinqertë me mu dhe të tregoj se kush qëndron prapa Vehbi Kajtazit, unë nuk e besoj se Vehbi Kjatazi si individ e ka ba gjith atë kombinacion ato shprehje që i ka gjetë”, tha Grabovci.

Tutje ai tha se sa i përket aferës Pronto ai kërkon falje vetëm për fjalorin që e ka përdor.

“Shpreh keqardhje për fjalorin që është përdor që e ndij veten keq, kam kërku falje çdo njanit që e ka ni veten të fym, gjatë atij muhabeti mirëpo ato kanë qenë muhabete të lira në telefon, i lus çdo qytetar le ta pys vetveten biseda të lira edhe prindi me fëmijën”.

Ndërkaq ai tha se ndjehet mirë që i ka ndihmuar aktivistëve të partisë.

“Sa i përket atyne angazhimeve të mija për sistemim të njerëzve për pritjen, përcjelljen, përkhrajen këshillimin e aktivistave të partisë absolutisht e ndjej veten shumë mirë sepse e kam ushqim jetësor ndjej kënaqësi kur unë dikujt i bëj një shërbim ja zgjedhi një problem sado i vogël qoftë aj”, tha Grabovci..