Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga Ulqini ka dhënë një intervistë për CNN, me ç’rast foli për rolin e madh të NATO-s për çlirimin e Kosovës.
I pyetur se çka bëri NATO për shtetin tonë, Kryeministri Kurti tha:
“Muajin e kaluar festuam 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa intervenimin e NATO-s, pa aeroplanët e NATO-s që bombarduan pë 78 ditë forcat policore dhe ushtarake të liderit serb Sllobodan Millosheviq. Ishte lufta e katërt që kishte nisur në territorin e ish-Jugosllavisë. Gjatë gjithë viteve ’90 paraprakisht, ishin dhjetëra masakra kundër popullësisë civile në Kosovë ku gra, fëmijë dhe pleq u vranë, gra të përdhunuara, shtëpi dhe fshatra të tërë u dogjën. Krejt kjo ishte projekt gjenocidal i Millosheviqit…”, tha Kurti në CNN.
“Last month, we celebrated 25 years of liberation of our country… and it wouldn’t have been possible without NATO intervention, without NATO airplanes.”
Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti reflects on the role NATO played in ending the brutal war in his country in the 1990’s pic.twitter.com/dBuaasHNvn
Ai shtoi se NATO ndaloi gjenocidin në vendin tonë duke e çliruar Kosovën.