Avokati, Asdren Bytyqi, ka thënë se deklarimet se disa nga xhamitë në Kosovë financohen nga Serbia, përveç që janë të ndjeshme, përbejnë edhe cenim të sigurisë kombëtare.
Bytyqi i është drejtuar ish-zëvendësministrit, Milazim Gashi, se është duke i shërbyer me vetëdije Serbisë, i cili, deklaroi shërbimet sekrete serbe financojnë xhami në vend.
“Faji më i madh për këto fakte të pavërtetuara, që janë të ndjeshme, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare edhe nuk kanë të bëjnë vetëm me brumin e ndërtimit të xhamive por ka të bëjë me aspektin e shoqërisë, sikurse komandantët, të cilët janë figura të respektit në shoqëri. Janë mjaftë të ndjeshme dhe përbëjnë cenim të sigurisë kombëtare. Në rast se do të ishte vërtetë, jo përben elemente për hetime në prokurori, për arsye se ka të bëjë më financim ndërkombëtar…
Unë mendoj që me vetëdije jeni duke i shërbyer Serbisë, sepse qëllimi përfundimtar i saj është para një përplasje, para një konfliktit të mundshëm i cili parashikohet padyshim një përçarje e madhe e popullit është përçarja fetare, ajo që iu shërben juve…”, ka thënë Bytyqi.