Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vjen paralajmërimi: Ja pse Serbia e ka të domosdoshme një krizë të re në Kosovë apo në Bosnje

 
   

I ftuar në Ora News, analisti Lulëzim Veliu tha se Serbia po përpiqet që të krijojë trazira të reja në rajonin e Ballkanit për të hequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Veliu: Duke pasur parasysh problemet e tjera në rajon shihet qartë se Serbia e ka të domosdoshme të një krize të re në Kosovë apo në Bosnje dhe ka pasur gjithmonë tentativa për të pasur zhvillime të reja, për një konflikt të ri në Ballkan që të heqë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Sa u takon kamionëve të djegur nuk kam informacione dhe dimë që vetëm e ka dhënë policia.

Por këto janë tentativa nga bandat terroriste që nuk janë dëgjuar këto kohë në veriun e Kosovës, që duhen të kthehen në pozicionet e tyre.