Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kabineti qeveritar një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

 
 

Qeveria e voton pro emërimit të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës

 


 

 

Qeveria e Kosovës i ka miratuar emrat e anëtarëve të Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh. A.

Kryeministri Albin Kurti i prezantoi pesë emrat të bordit, dhe tha se duhen edhe nëntë emra të tjerë dhe se do të hapin edhe një konkurs të ri.

“Për pozitat e tjera inkurajoj të aplikojnë pjesëtarët e pakicave, pasi edhe në konkursin e kaluar nuk pati aplikime të tilla”, ka thënë Kurti.

Pesë anëtarë në fjalë janë  Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejta anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare dhe Alban Krasniqi anëtar. 

 

Kurti – qytetarëve nga Qeveria: Po punojmë përditë, si ju – vetëm në gjysmën e kësaj dite isha në QKUK e në Malishevë

 


 

 

Kryeministri Albin Kurti, në nisje në mbledhjes së sotme të Qeverisë, zgjodhi t’iu flasë qytetarëve se si po punojnë “përditë” sikur ata në fushëveprimtaritë e tyre.

Kurti iu tregoi qytetarëve se çfarë “vetëm në gjysmën e parë të kësaj dite”.

“Mbledhja e parë e gjashtëmujorit të dytë të vitit. Po punojmë përditë, siç e jetoni dhe përjetoni ju ditën tuaj në fushveprimtarinë tuaj anë e mbanë Kosovës. Vetëm në gjysmën e parë të kësaj dite, me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia përuruam rinovimet 1.2 milionëshe në Klinikën e Urologjisë, e cila ka qenë një prej klinikave me gjendjen më të keqe, e në të cilën nuk është investuar që nga shpallja e pavarësisë, në vitin 2008”, tha Kurti.

Ai tregoi se me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ishin në Malishevë për korrje-shirje te bujku Asman Kryeziu, për të cilin tha se “djerrinën me 260 metra kub gurë e ka kthyer në 2 hektarë arë me grurë”.

Kurti tha se rendimenti i sivjetmë i grurit pritet ta plotësojë kërkesën e brendshme për konsum.

“Rendimenti këtë vit po duket të jetë i lartë. Pritjet tona janë që prodhimi i grurit të shtohet edhe për 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, që do të thotë se do të mund ta plotësojmë kërkesën e brendshme për konsum, pa pasur nevojë të importojmë apo të varemi nga importi”, tha Kurti.

 

Merret vendim, 11 Korriku caktohet Ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë

 


 

 

everia e Kosovës ka marrë vendim që të shpallë datën 11 korrik, ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ky është një veprim fisnik dhe i duhur që mos të harrohet asnjëherë gjenocidi në Bosnjë Herecegovinë dhe Kosovë.

Kreu qeveritar, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë u mburr edhe për punën e ekzekutivit në gjashtë muajt e parë të vitit 2024.

Albin Kurti tha se presin që rendimenti i grurit këtë vit të jetë i lartë dhe do të munden të plotësojnë kërkesën për grurë pa pasur nevojë për importim.

 

​Kabineti qeveritar një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

 


 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës me një minutë heshtje.

Ai duke arsyetuar propozim vendimin për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë.

Vendim ky që pritet të miratohet ka thënë se është më përputhje me rezuluten e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe institucione tjera ndërkombëtare.