Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.
Përmes një postimi në Facebook, MSh-ja tha se duhet t’u përmbaheni rekomandimeve të kësaj ministrie, por edhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet thirrje që të pini më shumë ujë gjatë ditës dhe të vishni rroba të lehta, të gjëra dhe me ngjyra të lehta.
Lista me rekomandime
Msh publikoi edhe disa rekomandime që qytetarët duhet t’i përmbahen në këto ditë të nxehta.