Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bedri Hamza: Kosova duhet t’i rikthehet koordinimit dhe bashkëpunimit me partnerët e saj

 
   

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pritur ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Në këtë takim të Hamzës dhe ambasadorit De Riu, rëndësi e veçantë i është kushtuar nevojës së rikthimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të Kosovës me partnerët e saj.

Hamza ka thënë se çdo e arritur e deritashme në Kosovë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë dhe kjo ka qenë e duhet të jetë rruga e Kosovës.

“Një takim të përzemërt sot e kisha me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Ne biseduam për situatën politike, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë. Biseduam edhe për bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe investimet italiane, por rëndësi të veçantë i kushtuam nevojës së rikthimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të Kosovës me partnerët e saj.

Çdo e arritur e deritashme në Kosovë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë. Kjo ka qenë dhe duhet të jetë rruga e Kosovës! Bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë do ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen!”, ka shkruar Hamza.