Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestuesit e opozitës gjuajnë molotov në drejtim të kryeministrisë

Protestuesit hodhën molotov drejt Kryeministrisë, në momentin që kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën.

Zjarri vijoi për disa minuta, ndërsa u shua plotësisht nga policia.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Policia dhe forcat RENEA janë vënë në gatishmëri dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje në protestë.

Pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berisha thirri një protestë kombëtare, e cila nisi zyrtarisht para Kryeministrisë në orën 20:30.

Dy janë kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverisë teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.

Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Flamur Noka, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku janë disa nga zyrtarët e PD-së që janë pjesë e protestës./TopChannel/