Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raportohet për një shqiptar të vdekur në mesin e katër viktimave, pas shembjes së skeleve në një objekt në Zvicër

Një skelë ndërtimi u shemb këtë të premte në Lozanë të Zvicrës, ku shumica e punëtorëve në kantier ishin portugezë dhe shqiptarë.

Një shqiptar dhe dy punëtorë ndërtimi portugezë u konfirmuan mes katër viktimave të gjetura nga rrënojat e shembjes së skelës masive të instaluar në një ndërtesë 19-katëshe, sipas medias së huaj.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Origjina e personit të katërt ende nuk është konfirmuar.

Struktura 60 metra e lartë u rrëzua në tokë herët këtë mëngjes (rreth orës 9:30 me orën lokale), kur punëtorët nisën punën.

Aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një rrëshqitje nga një kamion, e cila ‘tërhoqi skelat poshtë’. Kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Prokuroria publike e Vaud ka hapur një hetim penal, për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Sipas raporteve lokale, punëtorët në kantier ishin kryesisht portugez dhe shqiptarë.

Përveç katër të vrarëve, tetë të tjerë po trajtohen për lëndime, ku katër thuhet se janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime mesatare deri të lehta.

Sipas shtypit zviceran, një kompleks sportiv në afërsi të vendit të aksidentit është përdorur për të ndihmuar të lënduarit.

Tags: