Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në promovimin e librit për masakrën e Pakleku.
Libri për masakrën e Poklekut nga autori Afrim Hysenaj.
Promovimi bëhet në shtëpinë muze të masakrës në Drenas nga ora 11:00.
Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e kryeministrit.
Masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, njihet si një nga masakrat më të rënda, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.
Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.