Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot do të mbajë konferencë për media, duke filluar nga ora 11:00.
Kjo për t’i sqaruar arratisjet e fundit e të burgosurve nga institucionet e tipit të hapur.
Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani.
Ata do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja.