Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu rrezikohet pushteti në Bujanoc.
“Nuk ka mundësi të rrezikohet pushteti në Bujanoc. Pas zgjedhjeve të qershorit numri i asamblistëve shqiptar dhe atyre serb është i njëjtë si në zgjedhjet e 2020-tes, nga 41 këshilltar që i ka asambleja komunale e Bujanocit, 26 janë të partive politike shqiptare 13 të partive serbe dhe 2 të nacionalitetit romë”, u shpreh Arifi.
Arifi është i bindur që shumica në asamblenë komunale do jetë shqiptare.
“Jam i bindur që organet kryesore të asamblesë komunale kryetari i kuvendit dhe komunës do të jetë shqiptar. Shumica në asamble në përbërjen e ardhshme do të jetë shqiptare”, thotë Arifi.