Një sherr mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës një ditë më parë në Vlorë.
Dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, 40-vjeçari me iniciale A. T., alias O. H., 40 vjeç, ka qëlluar me mjetin prerës një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar. 40-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./topchannel