Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjukanoviq: Po përgatitet atentat ndaj meje, jam informuar nga një ushtarak i lartë nga Kosova

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informacione se ndaj tij po përgatitet një atentat, thane për “Vijesti” nga zyra e tij.

Në Drejtorinë e Policisë, mbrëmë vonë, kanë thënë se nuk kanë të dhëna që do të tregojnë për aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Milo Gjukanoviq.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigj pyetjeve të “Vijesti” lidhur me këtë.

“Ish-presidenti i ka marrë informacionet e lartpërmendura nga disa zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe me atë informacion ka njoftuar autoritetet shtetërore”, është përgjigjur nga zyra e Gjukanoviqit në pyetjen nëse dikush nga sektori i sigurisë e ka informuar atë se siguria e tij ishte në rrezik, pra se atij po i bëhet atentat.

Ai nuk është përgjigjur se kujt dhe kur i janë dhënë këto informacione. Një burim i afërt me Gjukanoviq tha se një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e informoi atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj./teve1.info/

 

Tags: