Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bideni dënon sulmin ndaj Trumpit: Ideja se ka dhunë në Amerikë është e padëgjuar

Presidenti Joe Biden ka thënë të shtunën se “të gjithë duhet të dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Në një adresim për kombin rreth dy orë pas të shtënave, Bideni ka thënë se ndjehej i lehtësuar që Trumpi është mirë. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur më vonë se Bideni ka folur me Trumpin.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ideja se ka dhunë në Amerikë si kjo është thjesht e padëgjuar”, është shprehur ai.

Bideni ka shtuar se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit.

“Unë kam një mendim, por nuk kam asnjë fakt”, u tha ai gazetarëve.

Më vonë të shtunën, ai po kthehej në Shtëpinë e Bardhë, duke shkurtuar qëndrimin e fundjavës në Delaware për të monitoruar situatën në zhvillim