Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biden bën thirrje për unitet pas atentatit ndaj Trumpit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, është “e kundërta e asaj” që shteti përfaqëson, teksa bëri thirrje për unitet.

Gjatë një konference për media nga Shtëpia e Bardhë, pasi u takua me zyrtarët e agjencive të sigurisë, Biden tha se ende nuk dihet motivi i sulmuesit, i cili u vra në vendngjarje nga agjentët e Shërbimit Sekret.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“FBI-ja po udhëheq hetimin. Ende nuk kemi informacion lidhur me motivin e sulmuesit. E dimë se kush është. I bëj thirrje të gjithëve që të mos hamendësojnë për motivet e tij apo për lidhjet e tij. Lëreni FBI-në të bëjë punën”, tha Biden.

Biden përsëriti se në SHBA nuk ka vend për dhunë të këtij lloji, dhe “për asnjë lloj dhune”.

“Atentati është e kundërta e asaj që ne përfaqësojmë si shtet. Uniteti është qëllimi më i paarritshëm për të gjithë, por nuk ka asgjë më të rëndësishme se ai tani”.

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Trump, është jashtë rrezikut për jetë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensivlani më 13 korrik.

Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si subjektin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trump.

Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje, bëri të ditur Shërbimi Sekret amerikan.

Shërbimi Sekret amerikan tha se një person, që ishte në audiencë, është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Tags: