Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryediplomati britanik bën thirrje për armëpushim në Gazë

Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Lammy vizitoi të dielën Izraelin dhe territoret palestineze.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ai tha se lufta e vazhdueshme në Gazë është “e patolerueshme” dhe, në takimet me lidershipin izraelit dhe palestinez, tha se Britania dëshiron t’i ndihmojë përpjekjet diplomatike “për të siguruar një marrëveshje armëpushimi”.

Lammy u takua në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor me presidentin palestinez, Mahmud Abbas.

Lufta në Gazë shpërtheu tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – sulmoi Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh për të shkatërruar, siç thotë, Hamasin, i cili kontrollon Gazën.

Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

Shpresat e banorëve të Gazës për armëpushim janë ringjallur pasi Hamasi, në fillim të këtij muaji, ka pranuar një pjesë kyçe të një propozimi të SHBA-së për ndaljen e luftimeve.

Ndërmjetësuesit e Katarit dhe të Egjiptit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, thonë se janë të angazhuar vazhdimisht në bisedime.

Tags: