Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sllovakia ashpërson ligjin për lirinë e tubimit pas atentatit kundër Ficos

Sllovakia ashpërsoi ligjin për lirinë e tubimit, pas atentatit kundër kryeministrit Robert Fico, dy muaj më parë.

Ligji, që u miratua në fund të qershorit dhe hyri në fuqi të hënën, nuk lejon tubime në një rreze prej 50 metrash nga selia e qeverisë dhe presidencës, parlamentit dhe të gjitha godinave të gjykatave.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Me ligj, ndalohen edhe demonstratat kundër politikanëve para rezidencave të tyre.

Tubimet mund të ndalohen gjithashtu nëse e rrezikojnë rendin publik.

Ligji parashikon që liderët e partive të përfaqësuara në parlament, ta kenë edhe të drejtën e mbrojtjes personale.

Ngjashëm, mbrojtja personale duhet të sigurohet edhe për prokurorin e përgjithshëm dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministrat që kalojnë më shumë se dhjetë vjet në detyrë, do ta kenë të drejtën e pensionit të përjetshëm, po ashtu.

Deri më tash, kjo e drejtë vlen vetëm për Ficon.

Kritikët nga opozita thonë se ligji është një hap drejt “shtetit policor”, shkruan REL. Fico, 59 vjeç, u qëllua nga afër më 15 maj, në një qytet të Sllovakisë qendrore dhe iu nënshtrua dy operacioneve të gjata.

Personi i armatosur, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71 vjeç, është në paraburgim në pritje të gjykimit.

Fico u kthye në punë javën e kaluar.

Tags: