Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Osmani do të merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

 
   

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve mike.

Osmani dhe Hargreaves diskutuan temat që do të trajtohen në këtë samit, përfshirë nevojën e përpjekjeve kolektive për ta mbrojtur demokracinë, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema.

Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian do të mbahet në Blenheim Palace në Britani të Madhe, me pjesëmarrje të rreth 50 liderëve dhe përfaqësuesve evropianë, përfshirë edhe presidenten Osmani.