Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-drejtori i Burgjeve: Ishte për t’u habitur se si Faton Hajrizi me mbi shtatë vite burg u transferua nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Smrekronicë

 
   

Faton Hajrizi është arratisur me 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.

E për arratisjen e tij, ish-ushtruesi i detyrës i drejtorit të Përgjithshëm të ShKK-së, Shemsi Hajrizi deklaroi se është “habitur” nga mënyra e transferimit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese Smrekronicë.

“Janë për brengosje rastet e ikjes dhe arratisjeve. Më ka habitur rasti i Faton Hajrizit. Qysh e kanë transferu nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese në Smrekronicë. I kemi propozuar ministrit atëkohë, Hajredin Kuçit me nxjerrë një vendim me kufizu personat që do të transferojmë në Qendrën Korrektuese në Smrekronicë. Edhe atë në 2 vite të dënuarit me veprat penale “lehta dhe të shkurtra” ose me dënimi i mbetur të ishte dy vite”, shtoi Hajrizi në RTV Dukagjini.

Hajrizi shtoi se dënimi i mbetur i Faton Hajrizit edhe shtatë vite e gjysmë dhe të transferohet në Smrekronicë është për të habitur.

Hajrizi ka treguar edhe dallimin mes të larguarit dhe të arratisurit, teksa ka shtuar se arratisja është vepër penale e dënueshme deri në tri vite burgim.

Derisas Kreshnik Gashi nga BIRN  për arratisjet e fundit të personave nga burgjet e Kosovës ka thënë se këto arratisje lidhen me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.

“Janë arratisje që të cilat lidhen me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës për me i mbajtë këta njerëzz në burgje dhe në siguri, secila prej këtyre arratisjeve lidhet me veprime politike ose me veprime të institucioneve të drejtësisë të cilat në kontekstin ligjor kanë qenë ose të kundërligjshme ose të pamendume mirë,” ka thënë Gashi.

Ai thotë se burgu i Smrekonicës ka qenë i populluar me persona që kanë pasur vuajtje të dënimit 2 deri në 3 vite, ndërsa shton se me ardhjen e kryeministrit Kurti në qeveri kjo rregullore ka ndryshuar.

“Burgu i Smrekonicës ka qenë një burg i cili është popullu vetëm me persona që kanë qenë në vuajtje të dënimit 2 deri në 3 vite ndërsa me ardhjen e qeverisë Kurti është ndryshua rregullorja dhe është mundësu që në këtë burg të vuajnë dënimin personat të cilët janë të dënuar deri në 10 vite burgim apo të cilëve iu ka mbetur dënimi deri në 10 vite burgim.”

Teksa për të burgosurit që dërgohen në Smrekonicë e që kanë dënime më të gjata, Gashi thotë se është veprim i gabuar.

“Veprimi për me hap këtë burg për të burgosur të rrezikshëm që kanë dënime të gjata e ende nuk kanë mbërri procesin e rehabilitimit dhe risocializimit për muaka qenë veprim i gabum dhe duhet me u rishiku dhe rimendu,” tha Gashi.

Teksa shton se pos arratisja e Faton Hajrizit edhe ajo e Enver Sekiraqës është përgjegjësi e shtetit.

Ngjashëm me aratisjet e tjera ku kemi përgjegjësinë sërish të shtetit që nuk ka mbri me i mbajtë në burg njerëzit e tipit të Enver Sekiraqës që është arratis, mirëpo dallimi mes Sekiraqës dhe Hajrizit është se tash shteti nuk po kritikon e te Enver Sekiraqa ka kritiku.”