Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hajrizi për arratisjen e Faton Hajrizit: Më ka habitur

 
   

Faton Hajrizi është arratisur me 6 korrik nga burgu i Smrekronicës në Kosovë.

E për arratisjen e tij, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Përgjithshëm të ShKK-së, Shemsi Hajrizi deklaroi se është “habitur” nga mënyra e transferimit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese Smrekronicë.

“Janë për brengosje rastet e ikjes dhe arratisjeve. Dhe disa dukuri, më ka habitur rasti i Faton Hajrizit. Qysh e kanë transferu nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese Smrekronicë. Kemi propozuar ministrit atëkohë, Hajredin Kuçit me nxjerrë një vendim me kufizu personat që do të transferojmë-vendosim në Qendrën Korrektuese në Smrekronicë. Edhe atë në 2 vite të dënuarit me veprat penale “lehta dhe të shkurtra” ose me dënimi i mbetur 2 vite”, shtoi Hajrizi.

Hajrizi shtoi se dënimi i mbetur i Faton Hajrizit edhe shtatë vite e gjysmë dhe të transferohet në Smrekronicë është për të habitur.

Hajrizi ka treguar edhe dallimin mes të larguarit dhe të arratisurit, teksa ka shtuar se arratisja është vepër penale e dënueshme deri në tri vite burgim.

“O largim, o arratisje. E kemi përdorë për shprehje  për vepra të lehta. Është larguar, krye ditës, bossi është kthyer, iu është shqiptuar një masë disiplinore. Në momentin që nuk kthehet, ai merr epitetin e të arratisur. Organet e ndjekjes duhet të lëshojnë urdhërarrest. Për arratisje nga burgu, është vepër penale e re, e dënueshme deri në tri vite”, deklaroi ai.