Vijon qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane, duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites. Ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit por më theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 17°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qendrore deri në 42°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Moti i kthjellët dhe i nxehtë; do të mbizotërojë sërish në Republikën e Kosovës, ku temperatura të larta priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim vranësirat të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore, duke sjellë momente me rrebeshe shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 16°C vlera minimale deri në 39°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtesinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në orët e paradites, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të vijojnë të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 42°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor.
Europa
Vendet Nordike si edhe pjesërisht qendra e kontinentit do të vijojnë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku herë pas here shirat do të jenë intensive duke sjellë përmbytje në shumë rajone. Po ashtu rajoni i Balltikut do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta duke gjeneruara rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta./acnews.al