Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj, ka folur lidhur me statistikat e fundit të publikuara nga ASK-ja për regjistrimin e popullsisë.
Kadrijaj ka thënë se Qeveria po e kthen në favor të saj rënien e popullsisë në Kosovë.
Sipas tij, pushteti mund të luaj me shifra e statistika ekonomike por realiteti qëndron ndryshe.
“Një rënie e popullsisë të Kosovës për këto 10 vite në vend se të merret si shqetësim nga ana e Qeverisë ajo po tenton që ta kthejë në favor të saj. Kemi -300 mijë banorë dhe këta mund të luajnë me këto shifra por statistikat ekonomike devijojnë nga ana e mirëqenies së qytetarëve”, u shpreh Kadrijaj.
Ai deklaroi se fuqia punëtore po largohet nga Kosova.
Kadrijaj ka apeluar tek pushteti aktual që të merr masa për të krijuar kushte për qytetarët e bizneset.
“Qeveria mund të manipulon edhe në pjesën e pagës mesatare dhe punësim por neve po na largohet fuqia punëtore e kapitali njerëzor. Qeveria duhet të krijojë ambient të punës dhe kushte si për biznese dhe qytetarët që ta shohin Kosovën për një të ardhme të mirë”, deklaroi ai.