Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çun Lajçi publikon pamje nga bregdeti i Shëngjinit dhe jep mesazhin e “fortë” – ja pse i përmend Kurtin, Berishën e Ramën

 
   

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, gjendet për pushime në Shëngjin. Nga atje, ai ka thënë se Shqipëria nuk bëhet e gjallë pa Kosovën, përcjell Bota sot.

LajçI ka kërkuar që të mos i flasin për Sali Berishën, Edi Ramën e Albin Kurtin, gjatë kohës sa rrin atje.

“Për Albinin mos me folni në Shëngjin, se veç pak m’u idhnua iu stërpiki me ujë deti e sytë iu djegin prej krypës!”, ka shkruar aktori në një postim në Facebook, ku edhe ka publikuar pamje nga bregdeti.

Reagimi i tij në Facebook:

Rrnoftë Shqipnia, ajo që s’bahet e gjallë pa Kosovën!

Po ju shkruej nga Shëngjini, madje po ngutem me përfundua letrën para se dielli të lshohet pingul n’tullën time, se mandej me bajnë sytë xixa e muj me randua filanin e filanen, e për nji shkronjë me i çua n’botën tjetër, siç m’kishte çua mua njeni.

“Qofsh i nderuem” kishte dashtë me shkrua, por i kishte pikë nji c nga çengeli dhe i kishte dalë “cofsh” i nderuar!

Po ngutem me iu thanë; – mos u ngatërroni mes veti për sherrin letrave t’mia, se unë jam “zbutë me kohën” dhe gjakun tim e dua po aq sa gjakun tuej, se asht i nji damari dhe i nji zemre.

– Nji Shqipni e patem e do ta kemi dhe dy s’bahen kurrë, ndaj mos flisni me zemrën e fryme ka thanë At Fishta, se gaboni hala pa dalë prej derës së oborrit!

Tani!

Kend e përshëndes me kangët e Dervish Shaqës, ajo asht puna ime e nderi im! Ju vetëm mund ti mbyllni veshët e t’mos i dëgjoni kangët as përshendetjet, por jo edhe t’me tregoni kush asht kush e çka ka ba filani n’ket kohë e n’at vakt, se nuk kam fjetë unë 78 vjet që dikush, tani t’me këndoi nunulla partish, e t’mi hap sytë si qorrit!

T’merremi vesh!

Unë jetoj për vetën time, shoh me sytë e mi e flas me gojën time dhe; – a e përshendes Mbretin a zagarin, kalin a gomarin ajo asht puna e zemrës sime, dhe asaj s’i them; – duaje qenin ma shumë se ujkun!

Unë e di se ju jeni burra t’mirë e do t’merreni me punët tueja e mua do t’me leni n’ranën e Shëngjinit, herë tue u lagë n’det her tue u terë n’diell, e kush asht Saliu e din Saliu e kush asht Rama e din Rama dhe ata le t’flasin për njeni tjetrin.

– Për Albinin mos me folni në Shëngjin, se veç pak m’u idhnua iu stërpiki me ujë deti e sytë iu djegin prej krypës!

Pjerin Ndreu, faleminderit që kosovarëve ua ke hapur dyert dhe ua ke falur nji copë det. Tani jemi ba të gjithë Shënkosova dhe s’na mbetët tjetër, pos ta lidhim me Velipojën e atë me Ulqinin e ta mbajmë ambientin pastër, se të virgjër na e fali zoti!

Rrnoftë Shqipnia, ajo që s’bahet e gjallë pa Kosovën!

Shëngjin,16.07.2024