Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi 40 mijë të zhdukur në luftën në Ukrainë

Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

Dmytro Bohatiuk, i cili udhëheq Departamentin e personave të zhdukur të kësaj ministrie, tha se shifra përfshin ushtarë dhe civilë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Mijëra njerëz janë vrarë në sulme, ndërsa miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rreth një e pesta e Ukrainës është e pushtuar nga Rusia.

Bohatiuk tha se më herët llogariteshin mbi 51.000 të zhdukur, por se në këtë shifër u përfshinë edhe mijëra të burgosur të luftës.

Bohatiuk tha se një sfidë tjetër për vendin është identifikimi i të vrarëve në fushëbetejë.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes nuk merr mostra gjenetike të ushtarëve që i dërgon në terren./rel