Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim deputetin kandez, Kyle Seeback bashkë me gruan e tij, Fluturën.
Krasniqi, ka thënë se Kanadaja, e në veçanti Kylie janë mbështetës ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës.
“Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve”, ka thënë Krasniqi.
Postimi i plotë:
Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë që të pres dy mysafirë të veçantë – deputetin kanadez, që tashmë është bërë edhe dhëndër i Kosovës, Kyle Seeback, si dhe bashkëshorten e tij, Fluturën.
Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve. Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë.
Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura!