Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin paraprak të shkallës së parë për anulimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Mediave, me të cilin emisionit një emisionit të BIRN-it, KPM i kishte shqiptuar vërejtje pas transmetimit të hulumtimit televiziv “Monopoli me dritë të diellit” që nxori në dritë një skemë abuzive të oligarkut Blerim Devolli.
Siç njofton portali Kallxo Gjykata e Apelit e ka refuzuar duke e cilësuar si të pabazuar ankesën e të paditurës – KPM-së, të datës 16.08.2023, ndërsa është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinës i datës 07.07.2023.
“Kolegji gjen se bazuar në provat e administruara në gjykatën e shkallës së parë, ka vendosur drejtë dhe janë dhënë arsye të mjaftueshme dhe bindëse për faktet vendimtare dhe baza ligjore në të cilën bazohet aktgjykimi për aprovimin e kërkesëpadisë së paditësit, sepse e paditura ka vepruar në kundërshtim me Ligjin” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Ndryshe, vjet, më 02 gusht 2023, Gjykata e Prishtinës kishte anuluar vendimin e KPM me të cilin i kishte shqiptuar vërejtje BIRN-it pas transmetimit të emisionit “Monopoli me dritë të diellit”.
Emisioni i cili kishte fituar çmimin e Bashkimit Europian për hulumtimin më të mirë më 2020, ishte vlerësuar nga Komisioni për Media si emision me përmbajtje denigruese, pas ankesës së Blerim Devollit. Duke e konsideruar ankesën e tillë të Devollit dhe vendimin e KPM-së një proces SLAPP (procese gjyqësore që kanë qëllim frikësimin e gazetarëve), BIRN para 3 viteve dorëzoi padi në Gjykatën e Prishtinës me kërkesë që të anulohet vendimi i KPM-së.
“Beteja juridike 3-vjeçare është përfunduar gjatë kësaj jave, kur Gjykata e Prishtinës nxori aktgjykim me të cilin i dha të drejtë të plotë BIRN-it, duke konstatuar se vendimi i KPM-së ishte i pafaktuar dhe i pabazuar në ligj”, ka njoftuar BIRN përmes portalit “Kallxo”.