Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Osmani ka thënë se Stubb është mbështetës i kamotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit.
Derisa, ajo shtoi se forcimi i partneritetit të Kosovës dhe Finlandës dhe rritja e bashkëpunimit të këtyre dy vendeve mbetet angazhimi i tyre i përbashkët.
Postimi i plotë:
Takim përmbajtësor me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, mbështetës i kahmotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit tonë.
Forcimi i partneritetit Kosovë-Finlandë dhe rritja e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë mbetet angazhimi ynë i përbashkët.