Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Artan Hajrizi dyshohet se ia ka dërguar me postë pasaportën Fatonit

 
   

Mbrëmë pas mesnatës, raportohet se një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Loznicë të Serbisë.

I dyshuar për këtë rast fillimisht ishte shtetasi i Kosovës Artan Hajrizi, pasi në vend të ngjarjes u gjet pasaporta e tij.

Mirëpo, më vonë u kuptua se Artani ishte në Gjermani dhe se pasaportën e tij e kishte në pronësi Fatoni, vëllai i tij.

Artani tha se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën kur ka qenë në vizitë te ai pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës rreth dy javë më parë.

Fatoni pasaportën e vëllait të tij e ka pranuar me postë, dhe jo siç ka deklaruar Artani se dokumentet personale i janë vjedhur nga vëllai.

Njëjtë është shprehur edhe babai i Artanit dhe Fatonit, Mustafë Hajrizi. Ai e ka dhënë versionin e Artanit se Fatoni ia ka vjedhur pasaportën atij.