Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nëse Hajrizi kapet në Kosovë “nuk mund të ekstradohet në Serbi pa e kry këtu burgun”, thotë avokati

 
   

Avokati Skender Musa duke folur rreth rastit të Faton Hajrizit, i cili dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër, tregoi për skenaret rreth kapjes së tij qoftë në Kosovë, apo edhe në Serbi.

Hajrizi tha se nëse Hajrizi arrin të futet në Kosovë, atëherë ai nuk mund të ekstradohet në Serbi pa e kryer dënimin që i ka mbetur në Kosovë.

“Kosova nuk mundet me ia dorëzu Serbisë Faton Hajrizin pa e kry burgun që është në Kosovë. Ashtu është e rregulluar me ligj.

Nëse arrestohet në Serbi, Kosova mundet me ia qu vec zyrtarin e zyrës ndërlidhese me shiku a po I respektohen të drejta dhe asgjë tjetër”, tha ai.