Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Po e cilësojnë Hajrizin hero, Halilaj ‘shpërthen’ me kritika: Me i lanë eshtrat në Serbi, duhet…!

 
   

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Ai në një postim në Facebook e cilësoi Hajrizin si një “vrasës serik, hajdut dhe grabitës”.

“Mos e quani hero e as trim, sepse mund t’i nxisë djemët e tjerë ta ndjekin rrugën e tij”, shkroi avokati, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mu qu prej Kosovës, me shku me i lanë eshtrat në Serbi, duhet me kanë fort lopë.

Mos e quani hero e as trim, sepse mund t’i nxisë djemët e tjerë ta ndjekin rrugën e tij.

Faton Hajrizi ishte vrasës serik, hajdut dhe grabitës.

Hiq bre s’ më intereson kush e ka vra, ai u vra në përpjekje për të ikur pas krimeve të një pas njëshme ndaj policisë dhe popullit të tij.