Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar për një investim nga Gjermania në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit SAR në Kosovë.
Sipas Rohde, ky investim prej 7.74 milionë eurosh ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve operacionale të kësaj qendre, e cila ka fituar një reputacion të shkëlqyer për ndihmën dhe shpëtimin e njerëzve në situata krize.
“Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit SAR në Kosovë ka fituar një reputacion të shkëlqyer si një institucion kryesor trajnimi, duke ndihmuar dhe shpëtuar njerëz në situata krize.
Gjermania ka angazhuar me krenari 7.74 milion euro për të përmirësuar kapacitetet operacionale. Së bashku, ndërtojmë një botë më të sigurt”, ka shkruar ambasadori Rohde në platformën X.